Tifozët duan largimin e Zidane dhe Perez

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Real Madridit nuk janë të kënaqur me fillimin e eksperiencës së dytë të Zinedine Zidanet në bankinën e “Los Blancos”. Një pjesë e tyre madje kërkojnë shkarkimin e trajnerit francez.

Real Madridi pësoi humbje nga Paris Saint-Germain, në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” humbën me rezultat 0:3 dhe paraqitja e tyre ishte e zbehtë.

Dhe, tifozët e Realit nuk janë të kënaqur aspak me situatën aktuale të ekipit, prandaj një pjesë e tyre kanë kërkuar të shkarkohet trajneri Zinedine Zidane.

Tabloidi britanik “The Sun”, shkruan se një pjesë e tifozëve kërkojnë nga presidenti Florentino Perez që ta shkarkojë trajnerin francez.

Zidane e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ndërsa u rikthye në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, i cili ishte dizastër për madrilenët.

E punët mirë Reali nuk i ka as në sezonin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme