Tifozët e APOEL-it: “Kosova është Serbi”

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Tifozët qipriotë vazhdojnë t’ua bëjnë qejfin miqve të tyre serbë.

Tifozët e APOEL-it janë grumbulluar dhe kanë bërë thirrje, duke i përkrahur tifozët e Crvena Zvezdës, me të cilët kanë marrëdhënie vëllazërore.

Ndër të tjera, tifozët e klubit qipriot në qytet e kanë shfaqur edhe një pankartë, në të cilën shkruan “Kosova është Serbi” në gjuhën angleze.

Zvezda luajti në Ligën e Kampionëve me ekipin tjetër qipriot, Omonia.

Mediat serbe, prej tyre edhe “Kurir”, i janë gëzuar këtij lajmi, duke publikuar vazhdimisht lajme nga Qiproja, duke u fokusuar më shumë tek politika sesa tek sporti. 

Të ngjashme