Tifozët e Arsenalit të dëshpëruar me paraqitjen katastrofike të Aubameyang ndaj Rangers

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, klube të ndryshme lart e poshtë Evropës kanë filluar trajnimin e tyre para-sezonal me seriozitet, ndër to edhe Arsenali i Mikel Artetas.

Arsenali luajti gjatë të shtunës një miqësore me Rangers, e cila përfundoi me barazim 2-2.

Transferimi i ri Nuno Tavares dhe Eddie Nketiah shënuan golat për ekipin londinez, ndërsa veteranët dëshpëruan.

Njëri nga ta padyshim se ishte kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka dëshpëruar tifozët e Arsenalit me lojën e tij ndaj Rangers.

Aubayemang i ka humbur tri raste ideale para portës dhe kjo nuk po mund të kapërdihet nga tifozët e Topçinjve.

Ai shënoi vetëm dhjetë gola gjatë sezonit të kaluar, më pak se gjysma e asaj që ai shënoi para dy sezoneve.

Tani, në mënyrë alarmante, duket sikur ajo formë e dobët po shfaqet edhe një herë pasi paraqitja ndaj Rangers ka filluar të bëjë xhiron e mediave sociale. /Telegrafi

Të ngjashme