Tifozët e Ballkanit me 10 autobusë në Prishtinë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

“Xhebrailat” premtojnë spektakël në derbin e së shtunës ndaj Prishtinës. Ata pritet të jenë prezentë në mënyrë masovike në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ballkani nuk do të jetë i vetëm në kryeqytet, në derbin e madh të së shtunës ndaj Prishtinës.

Në fakt, tifozët therandas “Xhebrailat” pritet të jenë prezentë në mënyrë masovike në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 17:00.

Kjo njëherësh po konsiderohet si ndeshja më e madhe sezonit pasi do të përballen lideri me të dytin në tabelë, në kuadër të xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Tifozët mysafirë do t’i kenë në dispozicion 500 bileta, ndërsa ata do t’i kenë po ashtu në dispozicion 10 autobusa për të udhëtuar në Prishtinë.

“Jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Prishtinën ku presim një spektakël atje. Parashikojmë ne ndihmën klubit t’i kemi 10 autobusë në dispozicion për të udhëtuar drejt kryeqytetit në mbështetje të skuadrës sonë”, deklaroi përfaqësuesi i tifozëve “Xhebrailat”, Korab Elshani.

“Kosova ka nevojë për ndeshje dhe atmosferë festive. Ne shkojë për ta mbështetur skuadrën tonë e assesi të krijojmë skena që prishin imazhin e vendit tonë. Pra synim ynë është që në Prishtinë të kemi një spektakël dhe të fitojë më i miri, sigurisht më i miri është Ballkani”, ka përfunduar ai.

Aktualisht, Ballkani i ka tri pikë më shumë se Prishtina në tabelë, shkruan Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme