Tifozët e Cagliarit thirrje raciste ndaj Romelu Lukakus

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku ishte subjekt i thirrjeve raciste të tifozëve, gjatë fitores së Interit, 2 me 1 ndaj Cagliarit.

Tifozët e Cagliarit e kanë quajtur ‘majmun’ para dhe pasi sulmuesi shënoi penaltinë e cila e fitoi ndeshjen në minutën e 72-të, transmeton koha.net.

Trajneri i Interit, Antonio Conte tha pas lojës “Unë realisht nuk kam dëgjuar asgjë nga pankina. Megjithatë është e vërtet se përgjithësi në Itali nevojitet më shumë arsimim”.

Edhe ish sulmuesi i Juventusit, Moise Kean e edhe mesfushori Blaise Matuidi gjatë prillit të kaluar kanë qenë subjekt i thirrjeve raciste nga tifozët e Cagliarit.

Paneli disiplinorë i Serisë A, prapë ka ndërmarr ndonjë mas ndaj këtij klubi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme