Tifozët e emocionuar presin fitoren e Kosovës në ndeshjen kundër Çekisë

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 14:56 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tifozët e mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë-Çeki kanë thënë se presin fitore nga kjo ndeshje, raporton Ekonomia Online.

Agim Bahtijari tifoz i përfaqësues së Kosovës tha se do ta mbështesë përfaqësuesen e Kosovës dhe të krijoj emocione të reja për të.

“Është hera e parë që e shoh Kosovën drejtpërsëdrejti  në lojë dhe dëshira jonë është natyrisht fitore, çdo lojë që është e mirë dhe djemtë tanë të tregojnë një kulturë  të madhe kjo na gëzon. Ishalla Zoti donë edhe fitojmë. Dua të krijoj një emocion të ri për kombëtaren e Kosovës natyrisht që ne jemi shqiptarët të gjithë dhe kombëtarja e Shqipërisë është ajo që na  përfaqëson, por me që jemi kosovar dua të krijoj atë ndjenjën që të shikojë se si është kombëtarja e Kosovës”, tha ai.

Tifozi tjetër Fitim Uka është shprehur i bindur në fitoren e përfaqësueses së Kosovës dhe se me ndihmën e tifozëve do të jetë fitore e merituar.

“Patjetër fitore, e kam parë përfaqësuesen e Kosovës, por jo në Prishtinë është lojë e vështirë por me ndihmën e tifozëve do ja dalim”, tha për Ekonomia Online.

E Gazmend Nuza tha se me nuk pret barazim, por fitore.

“Pres me fitu Kosova me na mburr pak, e kom përcjell jemi ndi krenarë shumë sidomos në lojt e fundit që ka fitu, me barazim nuk ishim nda të kënaqur, veç fitore”.

Të ngjashme