Tifozët e Feyenoordit në Beograd: Rrugës për Tiranë

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i njohur holandez, Feyenoord dje zhvilloi ndeshjen e 1/8 së finales në Conference League ndaj Partizanit të Beogradit.

Në Beograd, holandezët triumfuan 2:5, duke patur kështu një avantazh shumë të madh për ndeshjen e kthimit, shkruan Gazeta Express.

Tifozët mysafirë bënë atmosferë impozante në stadium, madje duke shpalosur edhe një baner për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

“Rrugës për Tiranë”, thuhej në atë baner.

Kjo, pasi që në Tiranë në “Air Albania Stadium” do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.

Image

Të ngjashme