Tifozët e Furyt të pakënaqur me kundërshtarin e tij

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Tyson Fury do të përballet me Otto Wallinin më 14 shtator në T-Mobile Arena në Las Vegas, shkruan The Sun.

Britaniku 31-vjeçar po vazhdon të rrisë profilin e tij në SHBA, por tifozët nuk janë të lumtur që ai ka vendosur të përballet me një suedez të panjohur.

Wallin 28-vjeçar ka fituar 20 përballjet e deritashme në boksin profesionist, 13 prej tyre me ndërprerje. Ai është boksier majtist.

Por pasi Furyt i janë dashur vetëm dy raunde për të mposhtur gjermanin Tom Schwarz në qershor, tifozët kanë pritur që britaniku të përcaktohej për një kundërshtar më të njohur.

“Tyson Fury do të luftojë më 14 shtator në TMobile Arena kundër suedezit Otto Wallin me bilanc 20-0”, ka shkruar promotori Frank Warren në Twitter.

Të ngjashme