Tifozët e Juves nuk janë të kënaqur me përforcimin e ri

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:23 | Nga
Tifozët e Juventusit nuk janë të kënaqur me kontributin e përforcimit të ri, Miralem Pjanic.

Miralem Pjanic nuk e ka filluar mirë aventurën e tij në Juventus.

Madje, me paraqitjet e zbehta në ndeshjet e fundit ai ka zgjuar kritika nga tifozët e gjigantit italian.

Ai u zëvendësua sërish në ballafaqimin kundër Olympique Lyon ku prapë nuk bindi me lojë edhe pse luajti në një rol më të avancuar, prapa sulmuesve.

Andaj, pas ndeshjes ai është vërshuar me kritika në rrjetet sociale për paraqitjet e deritashme që nuk janë të nivelit të dëshiruar.

Pjanic

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme