Tifozët e kanë quajtur të mërzitshme finalen e Championsit

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kur arbitri Damir Skomina tregoi në pikën e bardhë për të dhënë penallti për Liverpoolin pas vetëm 21 sekondave lojë, të gjithë parashikuan se do të ishin dëshmitarë të një nate tjetër emocionuese në Ligën e Kampionëve.

Pas një sezoni të fortë dhe me rikthime të shumta prej të dyja ekipeve, ky dukej si përfundimi i vetëm logjik – natë e çmendur futbolli. Si Liverpooli ashtu edhe Tottenhami u përfshinë në dy nga gjysmëfinalet më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit.

Liverpooli rikuperoi humbjen prej tri golave në ndeshjen e parë, derisa Tottenhami shënoi tri gola në ndeshjen e kthimit pas disfatës në shtëpi.

Me penalltinë e hershme, ishte më se e sigurt se në këtë finale do të kishte një festival golash, pasi të dyja ekipet janë të njohura për një futboll sulmues dhe atraktiv. Por në fund si Liverpooli ashtu edhe Tottenhami luajtën një finale për t’u harruar nga të gjithë. Goli i hershëm dukej se bëri që të dy trajnerët të ndërrojnë taktikën, që zhgënjeu tej mase jo vetëm shikuesit, por edhe ekspertët, shkruan sot Koha Ditore.

“Kurrë nuk kam parë dy ekipe nga Premier League të bëjnë kaq shumë gabime, sidomos në një finale të Ligës së Kampionëve”, tha trajneri anglez Glenn Hoddle. “Ishte një finale e mërzitshme në përgjithësi dhe më vjen shumë keq që e përjetuam”.

Ndërsa ish-qendërmbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, ishte edhe më i ashpër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme