Tifozët e Liverpoolit fillojnë t’i mbledhin të hollat për transferimin e Mbappes me ‘GoFundMe’

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Një tifoz i Liverpoolit ka krijuar një xhirollogari në ‘GoFundMe’ aty ku mblidhen fondet për të financuar transferimin e Kylian Mbappes,

Deri më tani janë mbledhur vetëm 65 funte, mirëpo Paris Saint-Germain kërkon hiq më pak se 250 milionë euro.

Por, Liverpooli mund të rrëmbejë Mbappen edhe në shumën e 200 milionë eurove, mirëpo tifozëve u duhen shumë më shumë për të rritur fondin.

Francezi tashmë ka bërë me dije se ai e pëlqen filozofinë e lojës të The Reds, andaj nuk mund të përjashtohet kalimi i tij në Anfield.

Në garë për transferimin e Mbappes janë edhe Real Madridi e Barcelona, gjersa PSG po tenton të bind 22-vjeçarin për të rinovuar kontratën.

Në rast se Liverpooli futet seriozisht në garë për fituesin e Kupës së Botës, atëherë tifozët me gjasë do të bashkohen dhe do ta rrisin më shumë donacionin për klubin e tyre të zemrës.

Të ngjashme