Tifozët e Mallorcas çmenden pas Muriqit, i dhurojnë kapelën e piratit

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi e ka filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në tri ndeshjet e para ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një tjetër.

Muriqi mbrëmë ishte më i dalluari ndaj Rayo Vallecanos, pasi kontribuoi me një gol dhe një asistim.

Pas lojës, Muriqi u takua me disa tifozë, të cilët e kishin pritur jashtë stadiumit, derisa mori edhe një dhuratë prej tyre ‘kapelën e piratit’, nofkën me të cilën po identifikohet sulmuesi kosovar në Mallorca.

Kosovari edhe gjatë sezonit të kaluar ishte më i dalluari, pasi ndihmoi Mallorcan që të mbijetojë në La Liga.

Të ngjashme