Tifozët e Maltës vizitojnë kryeqytetin para ndeshjes në ”Fadil Vokrri”

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës është sonte nikoqir i Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Futbollistët e Maltës kanë arritur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, edhe tifozët maltez kanë arritur në qytetin e Prishtinës.

Para ndeshjes në ”Fadil Vokrri”, tifozët e Maltës kanë shfrytëzuar motin e mirë për ta vizituar kryeqytetin.

Përndryshe, Kosova është sonte favorit absolut ndaj Maltës në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3, në Liga D.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora, 20:45 në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme