Tifozët e Milanit kundër Bonuccit

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 12:50 | Nga

Tifozët e Milanit kanë një kërkesë interesante për kapitenin e skuadrës, Leonardo Bonucci.

Gjatë verës u transferuar me bujë të madhe nga Juventusi në Milan. Madje, tifozët e Rossonerëve e shndërruan qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci në idhull ende pa e luajtur asnjë ndeshje.

Por, tani gjërat kanë ndryshuar. Reprezentuesi i Italisë po vazhdon të kritikohet nga tifozët e Milanit, shkruan Calciomercato.com.

Bonucci, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale pas humbjes nga Interi në derbi, ka marrë shumë mesazhe nga tifozët e Milanit të cilët kanë kërkuar nga ai që të flas më pak dhe të luajë më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme