Tifozët e Napolit protestojnë para ndeshjes me Torinon

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 10:23 | Nga

Gara e Scudetto është afër përfundimit derisa Juventusit i duhet vetëm edhe një pikë pas përmbysjes me fitore kundër Bolognas.

Në ndërkohë, tifozët e Napolit janë duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të fundit të sezonit në një atmosferë të përgjithshme festimi të përzier me pak hidhërim për vendimet gjyqësore që ata besojnë se favorizojnë Juventusin.

Kështu, ata një orë para ndeshjes me Torinon, protestuan duke shpalosur një pankartë gjigante me arbitrat e Serisë A.

“Sezoni 2018-2019, referët janë një biznes i vërtetë”, ishte këshilla e tyre me tone sarkastike.

Por këtu nuk munguan as pankartat mbështetëse ndaj skuadrës por edhe trajnerit Maurizio Sarri, i cili është thënë se mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme