Tifozët e Portos me koreografi speciale për Casillas

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e skuadrës së Portos janë përkujdesur që të organizojnë një koreografi speciale për portierin e tyre, Iker Casillas.

Legjenda spanjolle, Casillas, gjatë kësaj jave është përballur me një sulm në zemër, i cili e obligoi atë të shtrihet në spital.

Ish anëtari i Real Madrid i ka bërë ballë me sukses atij sulmi, mirëpo sipas disa raportimeve, mjekët i kanë sugjeruar të mos luaj më futboll.

Në ndeshjen kundër Aves, të cilën Porto e fitoi me rezultatin 4:0, tifozët në minutë e parë të takimit kanë ngritur një baner në shenjë respekti për portierin spanjoll.

Në të shihej fytyra e portierit si dhe një mbishkrim ‘Forca Iker!’, përcjell lajmi.net.

Më poshtë mund ta shihni videon kur tifozët kanë nderuar yllin e skuadrës së tyre, i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Të ngjashme