Tifozët e Real Madridit caktojnë çmimin për shitjen e Ronaldos

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 08:15 | Nga

“Marca” ka krijuar një sondazh duke kërkuar nga tifozët e Real Madridit të caktojnë çmimin për të cilin do ta pranonin shitjen e Cristiano Ronaldos.

Tifozët e Real Madridit nuk mendojnë se klubi duhet të bëjë një sakrificë të re ekonomike për ta mbajtur Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez hodhi në dyshim të ardhmen e tij në klub pas finales së fituar ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Kurse, “Marca” ka krijuar një sondazh duke kërkuar nga tifozët e Real Madridit të caktojnë çmimin për të cilin do ta pranonin shitjen e Ronaldos, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Numri më i madh i votave, edhe pse diferenca nuk ishte e madhe, zgjodhi çmimin prej mbi 200 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme