Tifozët e Realit s’e harrojnë “tradhtinë” e Mbappes, e fyejnë rëndë atë

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Real Madridit nuk e kanë harruar ende “tradhtinë” që ua bëri Kylian Mbappe.

Ylli francez flitej se do t’i bashkohej kampionit të freskët evropian gjatë verës që vjen.

Por, në fund ai u tërhoq duke e ndërruar mendjen, për ta nënshkruar një kontratë të re me Paris Saint-Germainin, shkruan “Gazeta Express”.

E tifozët madrilenë e kanë shfrytëzuar mundësinë e parë që iu erdhi për t’u shprazur.

Ata e kanë fyer rëndë kampionin e botës me Francën gjatë festimeve që i bëri Reali në Madrid për triumfin në Champions.

Derisa ishte duke folur kapiten Marcelo, i cili u përshëndet nga “Los Blancos”, tifozët e Realit në kor nisën ta fyenin ish-sulmuesin e Monacos, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Mbappe ka thënë se është tifoz i Realit në finalen e së shtunës ndaj Liverpoolit.

Ai e kishte ëndërr fëmijërore transferimin në “Santiago Bernabeu”, por në fund befasoi me tërheqjen e vendimit për t’u transferuar në Madrid.

Mbappe do të marrë rrogë prej 50 milionë eurosh në vit në “Parkun e Princave”. 

Të ngjashme