Tifozët e skuadrës së njëjtë përleshen mes vete (Video)

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 11:51 | Nga

Në Angli ka ndodhur një incident i çuditshëm, kur në tribuna tifozët që përkrahnin skuadrën e njëjtë, filluan një përleshje me grushte në mes vete.

E gjitha kjo ndodhi nga tifozët e skuadrës Aston Villa, e cila sezonin e fundit ishte pjesë e Championship në Angli dhe në vikend e zhvilloi ndeshjen e play off-it kundër Fulham, që ishte e vlefshme për të avancuar në Premier League.

Takimi i zhvillua në stadiumin “Wembley”, kurse Aston Villa u mposht nga Fulham me rezultat 0-1, dhe duket se kjo humbje shkaktoi nervoz tek tifozët e Aston Villa, të cilët pas një fjalosjeje, eskaluan edhe në shpërndarje grushtesh.

Me këtë humbje, Aston Villa ngelet në Championship edhe sezonin e ardhshëm, kurse Fulham kthehet në Premier League, ku do të garoj nga edicioni i radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme