Tifozët e Young Boys bëjnë homazhe në nderim të Florijana Ismailit

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Të martën është gjetur trupi i pajetë i Florijana Ismailit, në liqenin e Comos në Itali.

Sipas njoftimeve të ekipeve emergjente trupi i futbollistës së ndjerë u gjend 204 metra në thellësi.

Pas lajmit të hidhur i gjithë opinioni i futbollit në Zvicër dhe Evropë u pikëllua.

Në nderim të Florijanës tifozët e ekipit ku ajo ishte kapitene, Young Boys bënë homazhe.

“U prehsh në paqe Flori” ishte mesazhi ngushëllues i tifozëve të ekipit.

Florijana ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Zvicrës.

Të ngjashme