Tifozët hedhin mjete piroteknike në fushë, pavarësisht vërejtjeve

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 21:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një pamje jo e mirë ka zbehur pak spektaklin e sotëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kur po zhvillohej pjesa e dytë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në fushë; gjë që është e ndaluar me rregulla të UEFA-s dhe FIFA-s.

Këto pamje sigurisht i kanë parë edhe zyrtarët e UEFA-s, të cilët janë sonte të pranishëm në stadiumin e ri “Fadil Vokrri” dhe po inspektojnë organizimin e kësaj ndeshjeje.

Drejtuesit e Federatës se Futbollit të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, sot në një konferencë shtypi, iu bënë thirrje tifozëve të të dyja ekipeve që të përmbahen nga hedhja e mjeteve të ndaluara, pasi kjo ndeshje konsiderohet si test që UEFA të japë dritën e gjelbër që ndeshjet (ndërkombëtare) të lejohen të zhvillohen në stadiumin për renovimin e të cili u shpenzuan 10 milionë euro.

Të ngjashme