Tifozët kroatë duan të shkojnë në Moskë me çdo çmim

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 09:28 | Nga

Tifozët kroatë të futbollit janë duke marrë të gjitha masat për të qenë në Moskë të dielën, kur përfaqësuesja e tyre do të luajë për herë të parë në histori, në finale të Kupës së Botës.

Kroacia siguroi vendin në finale pas fitores 2:1, pas shtesave ndaj Anglisë të mërkurën. Ka qenë ndeshja e tretë rresht, ku Kroacisë iu deshën shtesat për të fituar. Dy të kaluarat i fitoi pas penalltive. Kroacia në finalen e së dielës në “Luzhniki” të Moskës do të ndeshet me Francën.

Finalja është një moment që tifozët kroatë të futbollit nuk duan të humbasin assesi.

Duke qëndruar në një kafene në Moskë, me fanellë kuq e bardhë të vendit të tij, tifozi Zdenko Çorluka tha se ka kaluar gjithë mëngjesin duke pranuar telefonata nga shokët e tij që janë në Kroaci, që po rezervonin bileta për në Moskë dhe po shpresonin për të gjetur një biletë për ndeshjen e së dielës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme