Tifozët para ndeshjes Milan – Ferronikeli: Ëndërr e realizuar

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndeshja Milan – Ferronikeli, ka mbledhur tifozë nga e gjithë Kosova para hotelit Swiss Diamond, aty ku do të qëndrojnë futbollistët milanistë, disa orë para ndeshjes.

Tifozët janë shprehur të lumtur që arritën ta realizojnë ëndrrën shumë vjecare për të parë ekipin italian në fushë, madje tash në Kosovë.

 Kryetari i fan klubit të Milanos, Arbër Lepaja tha se nuk e ka menduar asnjëherë që Milan mund të luaj në Kosovë.

“Jam shuëm i lumtur që Milani është këtu. Nuk besoj që dikush ka mendu që Milani do të vijë në Kosovë. E kam ëndërru me pa një ndeshje atje dhe e kam realizu por me ardhë në Kosovë nuk e kam mendu asnjëherë”.

Mes ekipit kosovar dhe atij italian, ai shprehet se e vë në pozitë të vështirë por që thotë se rezultati nga kjo ndeshje nuk ka rëndësi.

“Pak a shumë na vë në pozivion të vështirë por pasi që është ndeshje miqësore për mua rezultati nuk eshtë shumë me rëndësi. Shpresoj që të jetë një ndeshje me shumë gola dhe të kënaqemi”.

Ndërsa, shtoi se Milan nga të gjitha ekipet tjera botërore ka më së shumti tifoza.

“Kemi më së shumti tifoza të Milanit në Kosovë. Kemi faqen tonë në internet dhe deri tani kemi mbi 600 mijë like”.

Përfaqësuesi i fan klubit Genc Mala, u shpreh i lumtur për këtë ndeshje, ndërsa tha se pavarësisht se Ferronikeli luan, nuk mund ta mbështes para Milanos.

“Të gjithë thonë që Milani ka më së shumti tifoza në Kosovë dhe sot interesimi është shumë i madh. Prapë se prapë prej se e mbaj mend që shikoj futboll jam milanist dhe më vjen keq”.

E, tifozi Nexhat Rexhepi, u shpreh tepër i kënaqur me ardhjen e ekipit italian në Kosovë.

“Shumë i lumtur jam për ardhjen e Milanos në Prishtinë. Është endërr e realizuar që nuk më është realizu më herët. Jam shumë i lumtur”.

Të ngjashme