Tifozët shqiptarë dhe serbë debatojnë ashpër në faqën zyrtare të Milanos

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Gjigandi italian AC Milan ka publikuar në rrjetet sociale listë zyrtare të futbollistëve që do të jenë prezent në Prishtinë me datën 10 gusht, kur edhe do të luhet ndeshja historike mes Feronikelit dhe Milanit.

Me këtë ka shpërthyer një debat mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Në komentet e tyre tifozët serbë i referoheshin Kosovës si pjesë e Serbisë.

Reagimet nga tifozët shqiptarë ishin të menjëhershme, duke i kujtuar atyre se Kosova është shtet i ri.

Por disa nga tifozët në komentet e tyre i janë referuar Kosovës si “Shqipëri Veriore”.

Ndeshja mes kampionit të Kosovës Feronikelit dhe shtatëherë fituesit të Champions League, do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Të ngjashme