Tifozët sulmojnë shtëpinë dhe statujën e Ibrahimoviqit

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia e Zlatan Ibrahimoviqit është sulmuar dhe statujës së tij i është vënë zjarri nga tifozët e Malmos, që kanë reaguar ashpër, pasi ikona e futbollit suedez është bërë bashkëpronar i rivalit, Hammarbyt.

Fjala tradhtar është shkruar në derën e shtëpisë së Ibrahimoviqit në Malmo dhe janë hedhur edhe peshq të kalbur para derës. Sulmuesi kishte nisur karrierën e tij si profesionist te Malmo dhe statuja e Ibrahimoviqit gjendet jashtë stadiumit të klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Statuja e tij në Malmo, po ashtu, është sulmuar, ku tifozët kanë vendosur një rreth të guaskës së tualetit rreth dorës së statujës dhe ia kanë vënë zjarrin. Është ngritur një rrethojë rreth statujës dhe një staf i sigurimit është vendosur për ta ruajtur statujën. Ibrahimoviq 38-vjeçar kishte përshkruar investimin e tij në klubin suedez Hammarby, si “argëtim dhe emocionues”, por ai menjëherë u përballë me një goditje nga tifozët e Malmos.

Krerët e Malmos kishin shpre suar që statuja prapë do të respektohet, pasi marrja e 25 për qind të aksioneve të Hammarbyt ishte zyrtarizuar nga Ibra të mërkurën në mëngjes. Statuja është zbuluar vetëm muajin e kaluar dhe gjendet mes fushës së re dhe asaj të vjetër, por është dëmtuar nga tifozët e Malmos. Ibrahimoviqi nuk do të luajë për Hammarbyn në fushë, siç kanë menduar shumë kur ai në një video është prezantuar me fanellë të Hammarbyt.

Milani, Bologna dhe madje edhe një rikthim te Manchester Unitedi, janë përmendur si destinacione, por duket se ai është duke u përqendruar te gjërat jashtë fushës së blertë.

Për bashkëpronësinë te Hammarby, Ibrahimoviq ka thënë: “Hammarby është klub fantastik me tifozë pasionantë dhe ka respekt të madh në Stockholm dhe Suedi. Mua gjithmonë më ka pëlqyer klubi dhe tifozët, ndërsa jam impresionuar me atë që ka bërë klubi në vitet e fundit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Duke qenë në gjendje t’i bashkohem dhe të zhvilloj Hammarbyn edhe më tej, më bën të ndiej kënaqësi dhe emocione”. Ibrahimoviqi për Malmon kishte luajtur nga viti 1999 deri më 2001 si profesionist, duke shënuar 40 gola në 16 ndeshje.

Nga aty kaloi tek Ajaxi, ndërsa më pas bëri karrierë te skuadra të mëdha, si Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United. Së fundi luajti për LA Galaxyn, ku shënoi 52 gola në 56 ndeshje. Atij i skadoi kontrata në fund të stinorit të SHBA-së.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme