Tifozët të shokuar me vdekjen e ekipit të Chapecoenses (Foto)

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 20:24 | Nga

Tifozët e ekipit brazilianë Chapecoense janë shokuar kur e kanë marrë lajmin për vdekjen e komplet ekipit të tyre të zemrës, i cili po udhëtonte drejt Kolumbisë për ta zhvilluar ndeshjen e Copa Americas.

Tifozët kanë qëndruar gjatë ditës së djeshme në tribunat e stadiumit, duke kënduar për më të dashurit e tyre që i humbën në këtë tragjedi dhe kanë vendosur transparente dhe parulla të ndryshme.

Kishte prej tyre që në qytet kishin ndezur qirinj, duke qarë dhe duke bërë homazhe për viktimat e tragjedisë ajrore, raporton zeri.info.

Familjarët po ashtu e kanë përjetuar rëndë humbjen e më të dashurve të tyre.

Ngushëllime të sinqerta për aksidentin tragjik kanë shprehur të martën edhe klube, zyrtarë, trajnerë dhe futbollistë nga mbarë bota.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Të ngjashme