Tifozi anglez: Me 30 euro kam pirë 20 birra dhe kam ngrënë tri herë bukë në Kosovë

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Tifozi anglez Josh Pownall është ndarë i kënaqur me shërbimet dhe çmimet në Kosovë, ku ka veçuar se me 30 euro ka pirë 20 birra, dhe ka ngrënë tri herë bukë.

Në prag të ndeshjes së nesërme, tifozët nga Anglia kanë filluar që të vijnë në Kosovë që prej ditës së djeshme. Njëri nga ta shkruar në rrjetet sociale në mes të tjerash se ‘Kosova është vendi më i mirë në planet’.

“Kam ngrënë tri vakte dhe kam pirë rreth 30 birra. Kam shpenzuar vetëm 30 euro. Kosova është vendi më i mirë në planet”, ka shkruar tifozi Josh Pownall në ‘Twitter’.

Ndryshe, Kosova është nikoqire e Anglisë nesër me fillim nga ora 18:00 në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit eliminatore për ‘Euro 2020’.

Anglia tashmë është e kualifikuar në ‘Euro 2020’, derisa Kosova synon ta bëjë një gjë të tillë përmes Ligës së Kombeve./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme