Tifozi anglez që bëri tatuazh trofeun e Euro 2020: Jam i shkatërruar

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Përderisa festa po vazhdon te kampi i Italisë pas fitores në finalen e Kampionatit Evropian në “Wembley” ndaj Anglisë, në anën tjetër te Tre Luanët po vazhdon zhgënjimi.

Në mesin e shumë tifozëve anglezë është njëri që ka bërë një gjest të pazakontë. Ai bëri tatuazh trofeun e Euro 2020 dhe e shpalli Anglinë fituese ende pa u luajtur finalja.

Emri i tij është Lewis Holden, që u bë i famshëm në të gjithë botën për këtë veprim. Ai shkroi në tatuazh: Anglia fituese dhe frazën e famshme “It’s coming home”, para se të luhej finalja.

Italia fitoi pas ekzekutimit të penalltive, duke ia bërë tërësisht të pavlefshëm atë tatuazh.

“Jam i shkatërruar, por do ta mbaj tatuazhin. Unë kisha mbi 500 kërkesa për shoqëri në Facebook nga italianët gjatë natës së finales. Telefoni im nuk pushoi nga telefonatat. Nuk kisha ide se çfarë donin, por nuk dija se si t’i hiqja qafe” – u shpreh Holden.

Të ngjashme