Tifozi i moshuar që përkrahë dy klubet e qytetit të Gjilanit

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 13:27 | Nga

Një moment interesant ka ndodhur në prag të derbit lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Përkundër rivalitetit të madh ndërmjet klubeve dhe tifozerive, në stadiumin e qytetit sot ishte edhe një tifoz i moshuar, mbështetës i të dyja ekipeve që tregon kështu traditën shumëvjeçare të këtij qyteti në futboll.

Ai mbante shallet e të dyja skuadrave, ndërsa bëri edhe një foto së bashku me ekipet para fillimit të takimit.

Derbi i fundit i sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga “Skifterat” dhe “Intelektualët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme