Tifozja e vogël “pushtoi” fushën në Dublin, Ronaldo i dhuroi fanellën

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Portugalia ditën e djeshme u përball me Irlandën në Dublin në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Ndeshje u zhvillua me një ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat krijuan raste pa fund, por gjithçka u mbyll me rezultatin e barabartë, 0-0.

Në fundin e ndeshjes një tifozë e vodël e Irlandës futet në fushë dhe me lot në sy shkon të përqafojë Cristiano Ronaldon, me portugezin që e merr prena dhe i jep fanellën e tij.

Ky ishte rasti i dytë për CR7 në këtë ndeshje, pasi pak më parë një një tjetër tifoz irlandez ishte futur në fushë, por portugezi refuzoi t’ia jepte fanellën.

Të ngjashme