“Tigrat e zi” kundërshtojnë çmimin e biletave në ndeshjen Feronikeli – Milani

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Skuadra italiane, AC Milan do vjen në Kosovë me 10 gusht për një lojë miqësore ndaj Feronikelit.

Por tashmë janë bërë të ditura edhe çmimet e biletave të cilat shkojnë nga 35 euro deri në 155. Pikërisht çmimet e larta kanë shtyrë tifo-grupin, Tigrat e Zi që përkrahin Feronikelin të dalin me një reagim.

Ata kundërshtojnë çmimet e larta të biletave për këtë takim.

“Po flitet shumë rreth ndeshjes:KF Feronikeli v AC Milan për biletat te cilat do të jenë 35€ më e lira, ndërsa në zonën VIP do të jenë 155€! Dhe ne si tifogrup jemi kundër çmimeve të biletave sepse e dimë secili prej nesh në cilin vend jetojmë, paga maksimale në vendin tonë është 290€ ku me atë rrogë e shtyjnë muajin, andaj tribunat do të jenë vetëm me qeveritarë dhe familjet e tyre. Ne jemi edhe kundër Agron Selimit i cili është duke pritur përfitimin nga këto bileta”, kanë shkruar në reagimin e tyre ky tifo-grup.

“Ne si tifogrup kërkojmë edhe nga Kryesia e Klubit tonë dhe Presidentit të Klubit qe të marrin masa për uljen e çmimeve të biletave sepse Klubi është i Qytetit jo i Agron Selimit”, ka thënë më tej ky tifo-grup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme