Tirana do ta organizojë finalen e edicionit të parë të UEFA Europa Conference League

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë do të jetë nikoqir i finales së UEFA Europa Conference League në vitin 2022, edicioni i parë i kësaj gare të klubeve.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është takuar nëpërmjet një videokonference dhe ka marrë këtë vendim.

Në total, 184 skuadra do të përfshihen gjatë stinorit, përfshirë edhe një nga secila prej 55 federatave anëtare, dhe 46 klube që barten nga Liga e Kampionëve apo Liga e Evropës.

Para fazës së grupeve, do të jenë tri faza kualifikuese dhe një e plejofit.

Të ngjashme