Tjetër humbje për Arsenalin, mposhtet përsëri nga Aston Villa

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Aston Villa ka marrë përsëri fitore ndaj Arsenalit, për herë të dytë brenda këtij edicioni.

Ndeshja në Villa Park i takoi vendasve që triumfuan me rezultat minimal 1-0.

Vetëm pas dy minutave lojë Villa kaloi në epërsi, kur Ollie Watkins realizoi për vendasit.

Për sulmuesin e ri anglez ky ishte goli i tretë ndaj Arsenalit këtë edicion, pasi dy të tjerë i kishte shënuar në Emirates Stadium ndeshjen e raundit të parë.

Vendasit dominuan thuajse gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arritën të shënonin më përkunër që krijuan disa raste të mira shënimi.

Raste të mira krijuan edhe mysafirët nga Londra, por pa arritur qëllimin që të shënojnë.

Kësisoj Villa mori tri pikë të arta që e ngritin në vendin e tetë në tabelë, me 35 pikë pas 21 ndeshjeve.

Arsenali mbetet në pozitën e 10-të me 31 pikë pas 23 takimeve të zhvilluara deri më tani.

Javën e ardhshme Villa do të luaj në udhëtim te Brighton, derisa Arsenali është nikoqir i Leeds United.

Të ngjashme