Tjetër lëndim për Garreth Bale

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Garreth Bale është në dyshim për ndeshjen e radhës që Real Madrid e luan në La Liga.
Anësori uellsian u zëvendësua në pauzën e dy pjesëve, gjatë ndeshjes që Real Madrid e humbi 0:3 kundër CSKA Moscow.

Gjithashtu, Bale ka munguar në stërvitjen e së premtes, gjë që vë në dyshim paraqitjen e tij për ndeshjen e ardhshme.

“Do të shohim. Është çështje pushimi, sepse ka të bëj me gjurin e tij” ka thënë Solari në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Do të shohim se si do të vazhdojë. Do të flasim edhe me doktorët dhe me të, dhe do të mendojmë rreth kësaj” ka thënë tutje trajneri i Real Madrid.

Bale ha shënuar shtatë gola në 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet për “Los Blancos” këtë edicion. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme