Tjetër mungesë për Bayernin në finalen të Kupës së Botës për Klube, Muller pozitiv me Covid-19!

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Bayerni humbet një futbollist titullar shumë të rëndësishëm për finalen e Botërorit të Klubeve që do të luhet mbrëmjen e sotme ndaj meksikanëve të Tigres.

Thomas Muller ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është karantinuar menjëherë.

Lajmi raportohet nga SKY në Gjermani dhe mbetet të konfirmohet nga vetë klubi i Bayern Munich, që nuk do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Jerome Boateng.

Ganezi la ekipin për shkak se një ditë më parë ish e dashura u nda nga jeta. Te Bayern Munich më parë janë konfirmuar me COVID-19 edhe lojtarë si Javi Martinez dhe Leon Goretzka.

Nëse triumfon në finalen ndaj Tigres në Katar, Bayerni do ta çonte në 6 numrin e trofeve për sezonin futbollistik 2019-2020.

Të ngjashme