Tjetër paraqitje fantastike nga Rrahmani, kjo është nota që mori sot

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Napoli ka arritur një fitore të madhe sot në xhiron e parafundit të Serie A ndaj Fiorentinës. Ekipi i udhëhequr nga Gattuso triumfoi me rezultati të pastër 0:2 ndaj Fiorentinës në udhëtim.

Goli i parë erdhi në minutë e 56-të. Amir Rrahmani u pengua në zonë, duke fituar penallti. Nga pika e bardhë Insigne nuk arriti të shënojë, por e bëri atë pas topit të kthyer nga portieri.

11 minuta më vonë Zielinski e vulosi fatin e këtij takimi me një gol të bukur.

Qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani bëri një tjetër paraqitje të mirë, ndërsa ishte në mesin e më të vlerësuarve.

Nga WhoScored, Rrahmani u vlerësua me notën 7.5.

Të ngjashme