Tjetër përforcim i Prishtinës, nënshkruajnë me Muhamad Ahmed Bashir

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

KB Z Mobile Prishtina ka vazhduar me përforcime.

Lojtari i fundit që është transferuar në klub është amerikani Muhamad Ahmed Bashir.

Basketbollisti amerikan luan në pozitën e alo qendrës dhe së fundmi ishte në skuadrën St. John’s University në SHBA.

Lajmin për transferimin e Ahmed Bashir në klubin bardh e kaltër e ka bërë Prishtina nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.

“Muhamad Ahmed Bashir lojtari më i ri i Z Mobile Prishtina. Ahmed Bashir është i gjatë 2.01 m, peshon 95 kg dhe luan në pozitën Alo”

“Ishte ndër lojtarët më të dalluar në St. John’s University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte një mesatare prej 11.7 pikëve, 4.5 kërcimeve, 1.21 asistimeve”

“Shquhet për lojën e tij në mbrojtje dhe ngulitjet atraktive. Mirë së vjen në shtëpinë e Kampionëve Ahmad Bashir”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër.

Muhamad Ahmed Bashir lojtari më i ri i Z Mobile PrishtinaAhmed Bashir është i gjatë 2.01 m, peshon 95 kg dhe luan në…

Posted by KB Prishtina on Friday, January 4, 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme