Tmusic vazhdon kontratën me KB Prishtinën

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Mikaile Tmusic ka vazhduar kontratën me klubin prishtinas,  transmeton koha.net.

Tmusic është njëri ndër lojtarët që ka luajtur rol të madh në edicionin e kaluar në sukseset e KB Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Prishtinës, nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:

“Tmusic përsëri bardhë e kaltër

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, Mikaile Tmusic ka vazhduar kontratën me klubin tonë

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.

Ai ishte një ndër pikat më të forta të skuadrës ne edicionin e kaluar ku Prishtina bëri histori në Arenën Evropiane.

Carry on with Champions Tmuske

#HajdePrishtinë

Mbi Prishtinë është vetëm qielli

Të ngjashme