Todibo mbërrin në Gjermani për teste mjekësore te Schalke

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Schalke 04 ka fituar garën për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit francez Jean Clair Todibo.

Qendërmbrojtësi i talentuar u kërkua nga shumë skuadra të njohura, përfshirë Milanin, por në fund gara është fituar nga Schalke 04.

Bayer Leverkusen, Southampton, Watford e Newcastle United gjithashtu ishin të interesuara për lojtarin, por edhe Monaco e Lyon në Francë e donin.

Megjithatë në fund dëshira e lojtarit ishte që të bashkohej me Schalke që ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Todibo do t’i bashkohet gjigantit gjerman si huazim për një vit e gjysmë nga Barcelona.

20-vjeçari tanimë ka mbërritur në Gjermani për t’i kryer testet mjekësor para se të prezantohet nga klubi gjerman, transmeton telegrafi.

Talenti francez synon që ta ndihmojë Schalken të rikthehet në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme