Tolisso do të largohet nga Bayerni

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez Corentin Tolisso pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni, ka njoftuar revista “Kicker” të premten.

Mësohet se te Bayerni janë të gatshëm t’i dëgjojnë të gjitha ofertat për Tolisson, i cili këtë edicion ka pasur shumë lëndime dhe nuk ka arritur të shfaq paraqitje të mira. Bayerni mund ta lë të lirë Tolisson për një ofertë prej 25 milionë eurosh pasi francezi ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

26-vjeçari këtë sezon ka vetëm 22 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin kurse ka shënuar tri gola. Interesimi nuk mungon për Tolisson pasi tashmë Bayerni është kontaktuar nga Juventusi, Interi, Atletico Madridi, Napoli e Arsenali në lidhje me çështjen e Tolissos.

Të ngjashme