Tollovi e madhe për blerjen e 1 000 biletave të fundit për ndeshjen Ballkani-Shkupi

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Qindra të interesuar janë mbledhur në pritje për të blerë bileta për ta parë nga afër ndeshjen mes Ballkanit dhe Shkupit, e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sonte nga ora 20:00.

Klubi nga Suhareka dje bëri të ditur se kanë mbetur vetëm edhe rreth 1,000 bileta pa u shitur dhe kjo ka bërë që në Prishtinë, tek NEËBORN-i të krijohet tollovi e madhe.

Ballkani sonte është në prag të shkruarjes së historisë, pasi një barazim apo fitore do t’ia mundësonte kualifikimin në Conference League për herë të parë në histori, si dhe për herë të parë për ndonjë klub kosovar.

Në ndeshjen e parë, Ballkani mysafir mposhti Shkupin me rezultat 2-1.

Të ngjashme