“Tonali dëshiron të qëndrojë në Itali”

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Pronari i Brescias, Massimo Cellino, ka deklaruar se mesfushori Sandro Tonali dëshiron që të qëndrojë në Itali.

Në “luftë” për shërbimet e tij janë gjigantët italianë, Inter dhe Juventus, dhe Cellino ka konfirmuar se ai mund të bashkohet me njërën prej tyre.

Por, për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe top skuadrat e tjera evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.

“Deri më tani ka pasur vetëm disa telefonata, pa ndonjë gjë përtej kësaj”, ka thënë Cellino për Gr Parlamento. “Është e vështirë të flitet për transferimet pas gjithë asaj që ka ndodhur, por shpresoj se ai (Tonali) vazhdon të argëtohet në fushë ashtu siç ka bërë më parë”.

Ai thotë se do të punojnë të akomodojnë lojtarin.

“Interi dhe Juve që të dyja kanë pyetur për të, siç kanë bërë ekipet e tjera. Ajo çfarë është e sigurt është se lojtari dëshiron të qëndrojë në Itali dhe ne do ta akomodojmë. Nuk më pëlqejnë shkëmbimet, nuk jemi të dëshpëruar”, ka thënë Cellino.

Të ngjashme