“Tonali zgjodhi Milanin, por doja që ai të shkojë në Romë”

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Është pothuajse e kryer. Sandro Tonali së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Mialnit.

Lajmin e ka konfirmuar numri një i Brescias, Massimo Cellino.

Ai ka zbuluar se dëshironte që talenti italian t’i bashkohet Romës, por lojtari preferoi Milanin.

Interi dhe Juventusi gjithashtu e kërkuan mesfushorin 20-vjeçar.

“Sandro e ka mbështetur Milanin që kur ka qenë fëmijë. Negociatat me ta më bën dyfish më të lumtur”, tha ai.

“Do të doja ta shihja Sandron më shumë te Roma, është ekip i bukur, qytet i nxehtë, por(Sandro është fans i Milanit)”. 

Të ngjashme