Tonali zyrtarisht kuqezi, firmos me Milanin

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Sandro Tonali tashmë është zyrtarisht pjesë e Milanit. Mesfushori ka qenë sot në selinë e Rossonerëve, ku ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën.

Mediat në Itali shkruajnë se lojtari për 5 vitet e ardhshme do mbajë të veshur fanellën kuqezi. Lajmi është konfirmuar dhe nga Milani, ku në një postim në mediat sociale ka treguar foton kur Tonali ka nënshkruar kontratën.

Deri në fund të sezonit që lamë pas, Tonali ishte pjesë e Brescias dhe falë talentit të tij mori vëmendjen e shumë klubeve në Seria A. Tashmë pritet që mesfushori të nisë stërvitjen me Milanin dhe të jetë nën urdhrat e Stefano Piolit në sezonin e ardhshëm.

Sandro Tonali është kërkuar dhe nga Juventusi dhe Interi, po ka qenë vetë lojtari që ka zgjedhur që të shkojë tek Milani.

Të ngjashme