Top pesë lojtarët më të paguar në Evropë – vendi i parë fiton dyfish më shumë se i dyti

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Është zbuluar lista me top pesë lojtarët më të paguar në Evropës, aty ku gjenden Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Detajet kontraktuale të yllit argjentinas dhe Barcelonës u zbuluan në janar të këtij viti, e që është më e madhja në histori të sportit.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, 33-vjeçari fiton plotë 108.2 milionë funte në vit, që i bijë 2.1 milionë në javë.

Pas tij është Ronaldo që aktualisht fiton 900 mijë funte në javë te Juventusi, e në vit i bije që ai merr plotë 46.7 milionë.

Në vendin e tretë pozicionohet Neymari që është ende lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit. 29-vjeçari te PSG fiton 606 mijë funte në javë, apo në vit 31.5 milionë.

Në vendin e katërt është Luis Suarez që nga Atletico Madridi paguhet 575 mijë euro në javë, derisa në të pestin renditet Antoine Griezmann që fiton nën 30 milionë funte në vit.

Messi është aktualisht fituesi më i madh në Evropë, e që e bënë atë të fitojë dy fish më shumë se Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme