Top pesë transferimet në La Liga gjatë këtij afati kalimtar veror

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Skuadrat nga La Liga ishin mjaftë aktive në këtë verë duke i bërë disa transferime.

Atletico Madridi e mban primatin e transferimit rekord në këtë afat, pasi e transferoi Joao Felixin nga Benfica për 126 milionë euro.

Në anën tjerë, Real Madridi i prinë listës së shpenzimeve për lojtarët që i ka transferuar me plotë 305 milionë euro të harxhuara.

Pas Los Blancos, Barcelona është në vendin e dytë me shumat e shpenzuar për transferimet e lojtarëve në total prej 255 milionë euro.

Pas talentit portugez të Atleticos, Antoine Griezmman, është transferi i dytë më i shtrenjtë i këtij afati në ligën spanjolle që përfundoi dje (2 shtator).

Top treshen e mbyll Eden Hazard i Real Madridit, që e kompletoi kalimin nga Chelsea për 100 milionë euro. 

Të ngjashme