Topi i Artë: Të hënën shpallet lista me 30 futbollistët e nominuar

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 16:29 | Nga

Emrat e 30 futbollistëve të nominuar për fitimin e Topit të Artë 2016 do të bëhen të ditur të hënën, beri të ditur revista France Football, krijuese e trofeut, që i ka dhënë fund bashkëpunimit prej gjashtë vjetësh me FIFA-n.

Sipas njoftimit zyrtar, emrat e 30 futbollistëve të nominuar do të publikohen gjatë ditës së hënë (10.00 deri ne 18.30, ne “rrjetet sociale, në francefootball.fr dhe TV L’Équipe”.

Pas gjashte vjetësh kur FIFA që nga 2010 organizonte votimin e seleksionerve dhe kapiteneve të ekipeve kombëtare, France Football ka vendosur të ndryshoje formulën më vetëm një vote të gazetareve.

Rezultati final do të behet i ditur në fund të vitit. Sipas France Football, fituesi i këtij viti do të zëvendësoje argjentinasin Lionel Messi në një datë që ende nuk është përcaktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme