Torino i kthen përgjigje Tottenhamit të Mourinhos për Belottin

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Tottenhami dëshiron të afrojë një sulmues në merkaton e verës, pasi trajneri Jose Mourinho ka në dispozicion vetëm Harry Kane.

Sezonin e kaluar “Spursat” vuajtën shumë, pasi lojtari i tyre kryesor u dëmtua dhe nuk kishin opsione për ta zëvendësuar.

Emri i fundit që ka dalë në skenë për sulmin e “Gjelave” është Andrea Belotti.

Mourinho ka nisur një ofertë huazimi drejt Torinos për futbollistin 26-vjeçar. Klubi italian ka kthyer përgjigje dhe nuk e ka pranuar një mundësi të tillë.

“The Special One” po sheh për alternativa të tjera, pasi nuk do të mbetet pa sulmues.

Belotti nga krahu tjetër e dëshironte një kalim në Angli shkruan Sky Italia, për arsye ekonomike, por dhe për të hedhur një hap më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Të ngjashme