Torino ka refuzuar ofertën e Chelseas për Andrea Belottin

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 09:46 | Nga

Antonio Conte, menaxheri i skuadrës së Chelseas, ka marrë një lajm të keq nga vendlindja -Italia.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Torino ka refuzuar ofertën e Chelseas, prej 63 milionë funteve (70 milionë euro), për Andrea Belottin.

Drejtuesit e skuadrës së Torinos i kanë bërë me dije Chelseas se Belotti, i cili sezonin e kaluar shënoi 28 gola, kushton 88 milionë funte (96 milionë euro), përcjell Express.

Edhe pse e ka transferuar Alvaro Moratan nga Rea Madridi, Conte është i vendosur që ta blejë edhe një sulmues pasi largimi i Diego Costas nga Chelsea është i pashmangshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme