Torino shpreh interesim për Mërgim Vojvodën

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Torinos ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Drejtori i ri sportiv Davide Vagnati po punon për të bërë një revolucion dhe për të përforcuar skuadrën e tij, përcjell Blic.

Sipas Tuttosport, “Granata” kanë shënjestruar Mergim Vojvoda, mbrojtësin e skuadrës së Standard Liege.

Menaxheri i mbrojtësit kosovar, Ardian Aliaj para disa javësh ka potencuar që për lojtarin ka shprehur interesim një skuadër e cila ndodhet në mesin e tabelës në Serie A.

Të ngjashme